Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho e kërkon Zahan

Trajneri Jose Mourinho po e synon transferimin e sulmuesit të krahut Wilfried Zaha.

Sipas “Tuttomrecato”, Roma do të nisë negociatat me Crystal Palace për të gjetur marrëveshjen për sulmuesin.

Zaha nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës që i skadon në vitin 2023.

Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë ekipi italian për ta transferuar 29-vjeçarin.

Edhe vetë lojtari është i hapur për t’u larguar gjatë kësaj vere nga ekipi anglez.