Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morina mbetet tek Ylli

Gëzim Morina do të jetë pjesë e Golden Eagle Yllit edhe për sezonin e ri. Klubi nga Suhareka të mërkurën ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Morinën, i cili ka firmosur kontratë trevjeçare.

Morina sezonin e fundit ishte kapiten i Yllit, ekip me të cilin ka fituar dy tituj kampioni në Superligën e Kosovës.

“Natyrisht e fillojmë me Kapitenin, djalin e këtij qyteti qe ka ndjenjë te veçantë për këto ngjyra e për ketë ekip! Gëzim Morina është me ne edhe për 3 vitet e ardhshme!”, ka shkruar Ylli.

Te kampioni i Kosovës ka pasur largime të bujshme. Erjon Kastrati e Mikaile Tmushiq u larguan drejt Trepçës.