Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Zgjohet” Ylli, konfirmon Morinën e Bunjakun

Dy herë kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli, ka nisur me prezantimin e skuadrës për sezonin e ri.

Të premten në mbrëmje, Ylli ka konfirmuar kapitenin Gëzim Morina edhe për dy sezone. Basketbollist i Yllit për sezonin e ri do të jetë edhe Valon Bunjaku. Gjithashtu, Drilon Shala do të mbetet pjesë e suharekasve. 

“Rrini gati se kemi plot surpriza”, ka paralajmëruar Ylli në Facebook.

Ylli, që u eliminua në gjysmëfinale nga Peja në plejofin e sezonit të kaluar në basketboll, është pa trajner. Adis Beqiragiq, që i solli dy tituj kampioni suharekasve, është larguar te Trepça.

Peja, Trepça e Prishtina kanë zyrtarizuar disa afrime me të përfunduar sezoni. Për Yllin, ishte lëvizja e parë për sezonin e ri. 

Artikuj të ngjashëm