Trajneri Arbnor Morina ka dhënë dorëheqje nga Ferizaj. Ai dha dorëheqje pas barazimit 1:1 ndaj Gjilanit.
Njoftimin për dorëheqje e ka bërë të ditur në klubin e Ferizajt.
“Pas takimit të sotëm kundër Gjilanit, kam njoftuar kryesinë e klubit që nuk do të jem më trajner i ekipit sepse mendoj që diçka duhet të ndryshohet që ekipi të ec përpara, me idenë se klubi është më i madh se secili individ. Periudha e kaluar në Ferizaj, është një periudhë shumë e këndshme për mua në bashkëpunim me njerëz punëtorë dhe të sinqertë, mirëpo klubi ka nevojë për një infuzion që të vazhdoj rrugëtimin aty ku e ka cakun. Këtë vendim e kam marr pasi që prej xhiros së parë kemi qenë ekip, i cili kemi tregu futboll të mirë, kemi shënuar por nuk kemi mundur të mbajmë rezultatin. Besoj se reflektimi im do të ia kthej FC Ferizajt ditët që i kemi kaluar në ligën e parë”, ka thënë Morina.
Nën drejtimin e Morinës, Ferizaj ka shënuar një fitore, pesë barazime dhe katër disfata. Zë vendin e fundit me tetë pikë, sa ka edhe Malisehva dhe Dukagjini.