Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Monza interesohet për Gjimshitin

Skuadra e inkuadruar në Serie A, Monza, po synon të krijojë një ekip për sezonin e ri.

“Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se drejtori sportiv i Monzas, Adriano Galliani, ka shprehur interesim për mbrojtësin e Atalantas, Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi shqiptar po shihet si përforcim i madh për fazën e mbrojtjes te Monza.

Drejtuesit e klubit do të nisin bisedimet me Atalantan për të parë situatën e Gjimshitit.

Monza thuhet se është e gatshme të shpenzojë 17 milionë euro për ta transferuar qendërmbrojtësin.

Gjimshiti ka kontratë me skuadrën nga Bergamo deri në vitin 2026.