Pas Interit e Monzas, edhe kampioni i Italisë, Milani është futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit të Shqipërisë, Berat Gjimshiti kanë raportuar mediumet italiane të martën.
Te Milani, po e shohin Gjimshitin si përforcim të duhur për mbrojtjen pas paraqitjeve të mira që i ka pasur sezonet e fundit te Atalanta.
29-vjeçari ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2026 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.
Ai është pjesë e Atalantas prej vitit 2017 kurse karrierë ka bërë edhe te Benevento, Avellino e Zuerichu.
Gjimshiti ka edhe 47 paraqitje me Shqipërinë dhe një gol të realizuar.
Artikuj të ngjashëm