Berat Gjimshiti mund të jetë futbollisti i radhës shqiptar që mund t’i bashkohet Milanit. “Kuqezinjtë” të mërkurën e transferuan mesfushorin shqiptar që luan për Përfaqësuesen e Zvicrës, Ardon Jasharin.
Mediumet italiane kanë raportuar të dielën se Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Gjimshiti, mund ta zëvendësojë Malick Thiawin, i cili së shpejti do të zyrtarizohet te Newcastle Unitedi.
32-vjeçari vlerësohet shumë nga drejtoi sportiv i Milanit, Igli Tare.
Te gjiganti italian besojnë se Gjimshiti mund t’i sjellë përvojë shumë të madhe repartit defensivë.
Për qendërmbrojtësin ka shprehur interesim edhe klubi nga Katari, Al-Rayyan.
Ai ka vite që është lojtar kyç në mbrojtën e Atalantas. Tek ekipi i Serie A u transferua në vitin 2016 nga Zurichu.