Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Monza i ka ofruar Suarezit pesë milionë euro në vit

Monza që do të garojë në Serie A në edicionin 2022/2023, është në kërkim të një qendërsulmuesi me përvojë.

Pas Paolo Dybalas, Edinson Cavanit dhe Mauro Icardit, në listën e klubit italian është edhe Luis Suarezi.

Sipas mediave në Itali, drejtori i klubit Adriano Galliani e ka kontaktuar drejtpërdrejt Suarezin, duke i ofruar 5 milionë euro në vit.

Sulmuesi uruguaian është lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Atletico Madridin.

Së fundmi, 35-vjeçari e ka refuzuar ofertën e River Plates.