Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Monza e ndal Interin me barazim në fund

Interi nuk ka marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Monza.

Zikaltërit barazuan 2:2 në ndeshjen e xhiros së 17-të në Serie A.

Matteo Darmian (10’) i dha epërsinë fillimisht Interit. Por vendasit barazuan pas vetëm një minute me Patrick Ciurrian.

Interi ktheu epërsinë me Lautaro Martinezin në minutën e 22-të, që shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase.

Kur mendohej se fitorja do t’i takonte Interit, në skenë doli Luca Caldirola që barazoi 2:2 në minutat e fundit.

Barazim lë Interin në vendin e katërt me 34 pikë. Monza është e 14-ta me 18 pikë.

Artikuj të ngjashëm