Vincenzo Montella thotë se është herët për të që të marrë pozitën e përzgjedhësit të Italisë dhe shton se Milani e ka shkarkuar sepse “është gjithmonë faji i trajnerit”.
Trajneri italian ka thënë se i duhet kohë për të pushuar.
“Gjithmonë është faji i trajnerit dhe e pagova për këtë”, ka thënë ai.
“Për kombëtaren është herët. Duhet ta kaloj këtë periudhë”, ka shtuar më tej ai.