Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Monaco pas Iwobit

Skuadra e Monacos po insiston në transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese, Alex Iwobi. “The Sun” të hënën ka bërë të ditur se Monaco tashmë ka kontaktuar Evertonin dhe ka ofruar mbi 30 milionë euro për kartonin e tij.

Mësohet se ekipi francez po synon ta transferojë 26-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të janarit. Iwobi ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024, ndërsa ende nuk ka dhënë sinjale se është i gatshëm ta vazhdojë bashkëpunimin me ekipin anglez. Ai këtë edicion, ka një gol e gjashtë asistime në të gjitha garat.

Nigeriani iu bashkua Evertonit në vitin 2019 nga Arsenali.