Mesfushori ofensiv Alex Iwobi pritet të jetë edhe për shumë vjet pjesë e skuadrës së Evertonit.
“The Sun” ka raportuar të mërkurën se Iwobi në parim ka arritur marrëveshje me Evertonin për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2024.
Me rinovimin e kontratës, që do të bëhet zyrtare këtë muaj, nigeriani do të mbetet në klub deri në verën e vitit 2026. Iwobi është njëri prej lojtarëve kyç të Evertonit këtë edicion, pasi ka shënuar një gol dhe ka asistuar katër herë në dhjetë paraqitje në të gjitha garat.
26-vjeçari është pjesë e Evertonit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga skuadra e Arsenalit.
Artikuj të ngjashëm