Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Iwobi me kontratë të re tek Evertoni

Mesfushori me tipare sulmuese, Alex Iwobi, pritet të mbetet gjatë te skuadra e Evertonit.

“The Sun” ka njoftuar të hënën se Iwobi në parim ka arritur marrëveshje me Evertonin për kontratën e re. Me kontratën e re, nigeriani do të mbetet tek Evertoni deri në verën e vitit 2027. Kontrata aktuale i skadon 26-vjeçarit në vitin 2024.

Bëhet e ditur se brenda këtij muaji do të bëhet zyrtare marrëveshja me Iwobin, pasi drejtuesit e Evertonit janë në negociata edhe me portierin Jordan Pickford e mesfushorin Anthony Gordon për rinovimin e kontratave.

Iwobi iu bashkua Evertonit në vitin 2019 nga Arsenali dhe këtë edicion ka dy asistime në shtatë paraqitje në të gjitha garat.