Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Monaco e kontakton Juventusin për Rabiotin

Adrien Rabiot do të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere. Trajneri Massimilano Allegri i ka bërë me dije mesfushorit se është i lirë të gjejë skuadër të re, pasi nuk llogarit në shërbimet e tij për sezonin e ri.

Për mesfushorin francez së fundmi në garë ka hyrë edhe Monaco. Drejtuesit e klubit të Monacos tashmë kanë nisur kontaktet me Rabiotin dhe po shpresojnë ta bindin të transferohet në Francë.

Juventusi është i gatshëm ta lejojë largimin e 27-vjeçarit për rreth 30 milionë euro.

Drejtuesit e klubit të Monacos thuhet se janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga “Zonja e Vjetër”.

Artikuj të ngjashëm