U emërua si trajner i panjohur dhe pa eksperiencë në ligën franceze, dhe suksesi i tij nuk u shfaq menjëherë.
Tani po.
Skuadra e Monacos ka nisur të fitojë ndeshje nën drejtimin e Philippe Clementit dhe është në garë për të zënë vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.
Kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund, gjashtë pikë e ndajnë Monacon nga Marseille i vendit të dytë, që dërgon direkt në “Champions”. PSG-ja tashmë është fitues i ligës.
Vendi i tretë Rennesi është në mes të klubeve nga jugu, me pikë të njëjta me Monacon, por me goldallim më të mirë.
Edhe
Ben Yedder në formë të shkëlqyer teksa Monaco ndjek PSG-në
Ndeshja e ardhshme e Monacos është kundër Angersit të dielën në orën 15:00, në ditën kur Marseille e pret Lyonin në orën 20:45. Rennesi luan ndaj vendit të 18-të, Saint-Etiennet, të shtunën në orën 21:00. Luhet xhiroja e 35-të e Ligue 1 të Francës.
Shumë njohës të futbollit patën dyshime kur Monaco e emëroi Clementin, një trajner me futboll sulmues. Clementi u transferua nga Club Brugge në janar, si zëvendësues i Niko Kovaqit.
Ai ishte reprezentues i Belgjikës ku luajti në 38 ndeshje, ndërsa për 48-vjeçarin, Club Brugge ishte klubi i parë ku punoi si asistent dhe trajner i parë. U transferua te Genku ku e fitoi titullin në vitin 2019.
U kthye më pas te Club Brugge dhe fitoi dy tituj tjerë belgë, ndërsa nën drejtimin e tij dolën lojtarët si Charles De Ketelaere dhe Noa Lang.
Monaco ishte në vendin e nëntë në fund të muajit shkurt, u mposht në gjysmëfinale të Kupës së Francës dhe u eliminua nga Liga e Evropës në 1/8 e finales.
Por, Monaco kishte fituar ndaj PSG-së 3:0, ndërsa dy prej tyre ishin shënuar nga Wissam Ben Yedder, i cili eklipsoi Kylian Mbappen dhe Neymarin.
Ai rezultat shënoi serinë e gjashtë fitoreve rresht, e cila ende është duke vazhduar.
Ben Yedder përfaqëson Francën, kurse goli kundër Saint-Etiennet javën e kaluar ishte i 20-ti i sezonit. Bashkë me Kevin Vollandin në sulm janë përfshirë në 55 gola në të gjitha garat këtë edicion.
Edhe
Në Francë luhet për kualifikim në Champions
Volland ka shënuar tri gola në pesë ndeshjet e fundit në ligë, ndërsa 21-vjeçari Myron Boadu, sulmues i Holandës, po ashtu ka gjetur formën në xhirot e fundit të sezonit.
Kontribut kanë dhënë edhe braziliani Vanderson dhe francezi Aurelien Tchouameni.