Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Momenti i turpshëm kalon kufijtë, nisin të shkruajnë mediat e regjionit

Incidenti i rëndë në Gjilan ka nisur të paraqitet edhe në mediat e regjionit.

Është sajti më i njohur kroat, Index.hr, që tashmë ka shkruar për incidentin e rëndë në ndeshjen Gjilani – Ballkani. Dy huliganë sulmuan fizikisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, që mbeti pa ndjenja. Ai fillimisht u rrëzua pasi u sulmua nga prapa nga një huligan. Më pas u shkelmua nga një tjetër derisa ishte ende i shtrirë.

“Tifozët ndërprerjnë ndeshjen në Kosovë. Portieri pas goditjes përfundoi në spital”, ka shkruar “Index.hr”.

Për incidentin kanë shkruar edhe mediume në vende tjera.