Policia e Regjionit të Gjilanit ka arrestuar njërin prej dy huliganëve që sulmuan në fushën e lojës portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri. Këtë e ka bërë të ditur për KOHËN zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani.
“Është arrestuar një person për sulmin në fjalë dhe po punohet për arrestimin edhe të disa personave të tjerë”, ka thënë Hashani.
Frashëri është parë të sulmohet nga dy huliganë. Njëri i erdhi nga prapa dhe e shtyu në tokë, ndërsa një tjetër e shkelmoi derisa ai ishte i rrëzuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy vëllezër në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarëve policorë
-
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për sulm seksual
-
Theret me thikë një person në Ferizaj, dy të arrestuar
-
Dy të arrestuar për sulm me thikë ndaj katër personave
-
Arrestohen dy persona në Klinë, sulmuan dy zyrtarë policorë