Ka shkuar në shtatë numri i të arrestuarve për incidentin në stadiumin e qytetit në Gjilan. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë për regjionin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Dy prej të arrestuarve ditë më parë janë ndalur për 48 orë, që besohet se bëhet fjalë për huliganët që sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri. Ndërsa, pesë të tjerët janë në procedurë për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.
“Po, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë lidhur me këtë rast dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit ndaj tyre hapet procedim për ‘Prishje të rendit dhe qetësisë publike’ në procedurë të rregullt. Pra, gjithsej janë shtatë persona, pesë nga ta për ‘Prishje të rendit dhe qetësisë publike’ në procedurë të rregullt, gjersa dy ndalen në mbajtje”, ka thënë Hashani.
-
Të martën mund të merret vendimi për ndeshjen në Gjilan
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy të arrestuarve për sulmin ndaj portierit të Ballkanit
-
Arrestohet tifozi që sulmoi Frashërin
-
Shtatë persona përfshihen në përleshje me thika në Gjilan, dy në gjendje të rëndë
-
Sulmohen policët në Gjilan, arrestohen dy persona