Gjykata Themelore në Gjilan ua ka caktuar të martën nga 30 ditë paraburgim dy të pandehurve F.R. dhe B.K., që dyshohet se e sulmuan portierin e KF Ballkani, Stivi Frashëri.
Sipas njoftimit, F.R. më 3 mars, e ka rrëzuar portierin e Ballkanit, ndërsa i pandehuri tjetër, B.K., iu vërsul të dëmtuarit "dhe e goditi me shqelm në fytyrë".
“Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në turmë që kryen ‘vepër penale dhe huliganizëm’”, thuhet tutje në komunikatë.
Sulmi ndaj portierit Frashëri ndodhi të dielën gjatë ndeshjes së futbollit Gjilan-Ballkani, ku në minutën e fundit të ndeshjes, u krijua një tollovi, pasi disa shikues u futën në fushë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy të arrestuarve për sulmin ndaj portierit të Ballkanit
-
Vendimin e vështirë për incidentin në Gjilan, organet e FFK-së nuk e marrin para Kuvendit
-
Të martën mund të merret vendimi për ndeshjen në Gjilan
-
Ballkani: Frashëri është jashtë rrezikut, do të bëjë rezonanca shtesë
-
Arrestohet tifozi që sulmoi Frashërin