Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani: Frashëri është jashtë rrezikut, do të bëjë rezonanca shtesë

Klubi Ballkani ka dhënë informata për gjendjen shëndetësore të portierit Stivi Frashëri. Ai është sulmuar fizikisht në fushën e stadiumit në Gjilan, të dielën. Frashëri është dërguar në spitalin e Gjilanit, ndërsa do t’i nënshtrohet kontrollimeve shtesë.

“Falënderojmë të gjithë komunitetin sportiv dhe qytetarët e ndershëm për mbështetjen ndaj të sulmuarit Stivi, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë. Në emergjencën e spitalit në Gjilan i ka bërë analizat fillestare, ndërsa është i udhëzuar për të bërë rezonanca shtesë pasi ka shtypje te brendshme. Shpresojmë në shërimin sa më të shpejt të gardianit tonë”, thuhet në një komunikatë të Ballkanit.

Për organizimin e ndeshjes, Ballkani ka thënë se duhet të vlerësojnë organet kompetente.

“Huliganizmi i shfaqur nuk i shkon askujt për shtati, andaj ftojmë policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë që të bëjnë çmos për të vënë drejtësinë, me qëllim që raste të këtilla mos të përsëriten asnjëherë”, shkruan në komunikatën e Ballkanit.