Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriq kërkon largimin nga Reali

Mesfushori Luka Modriq përfundimisht do të largohet nga skuadra e Real Madridit. “Marca” ka shkruar të enjten se Modriq tashmë ka njoftuar klubin se dëshiron të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Kroati ka marrë këtë vendim pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion, ku e ka humbur edhe vendin e titullarit.

38-vjeçari, i cili muaj më parë e rinovoi kontratën me Realin, ka regjistruar vetëm 242 minuta lojë në të gjitha garat deri më tani.

Ai ka kontratë me ekipin spanjoll deri vitin e ardhshëm, por tashmë po shqyrton ofertat e skuadrave tjera që kanë shprehur interesim ta transferojnë në janar.

Modriq është pjesë e Realit prej vitit 2012 dhe me ekipin spanjoll ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivel klubesh.

Artikuj të ngjashëm