Mesfushori i Përfaqësueses së Kroacisë dhe Real Madridit, Luka Modriq, pritet të largohet nga skuadra madrilene në muajin janar.
Kështu kanë shkruar mediat e huaja të mërkurën. Ikona kroate, Modriq, ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024, por nuk e ka dëshirën të qëndrojë deri në fund të këtij edicioni. Al-Ahli dhe Al-Ittihadi janë dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e 38-vjeçarit.
Modriqi i ishte bashkuar Real Madridit në vitin 2012 dhe ka shkëlqyer për kohë të gjatë.
“Modriqi aktualisht është i fokusuar te Real Madridi, por ideja e transferimit në Arabinë Saudite në janar është e mundshme”, ka thënë menaxheri i Modriqit, Borja Couce.
Artikuj të ngjashëm