Ylli kroat i futbollit, Luka Modriq, pritet ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite nga janari i vitit të ardhshëm. Ai ka pranuar disa oferta nga skuadrat saudite.
Menaxheri i mesfushorit kroat, Borja Couce, ka lënë të kuptohet se do ta shqyrtonte seriozisht një ofertë të përshtatshme nga Lindja e Mesme. 38-vjeçari me Real Madridin ka kontratë deri në fund të edicionit aktual.
“Gjatë verës së këtij viti ka pasur interesim nga klubet saudite. Modriqi aktualisht po mendon për Realin, por mund të kalojë në Arabinë Saudite nëse oferta është e përshtatshme”, ka thënë Couce.
Pjesë e Realit Modriqi është prej vitit 2012. Më herët ka luajtur për Tottenhamin dhe Dinamo Zagrebin.