Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriqi merr ofertë të majme nga Arabia Saudite

Luka Modriq

E ardhmja e mesfushorit Luka Modriq ende nuk është e sigurt te Real Madridi, ndërsa kroati tashmë ka marrë një ofertë të majme nga Arabia Saudite.

“Marca” shkruan se një klub elitar i Arabisë Saudite i ka ofruar Modriqin kontratë dyvjeçare në vlerë prej 50 milionë eurosh për ta vazhduar karrierën në Lindjen e Mesme.

37-vjeçari ende nuk ka dhënë sinjale se do të mbetet pjesë e Real Madridit edhe sezonin tjetër, pasi kontrata aktuale i skadon këtë verë.

Më herët është raportuar se Reali është i gatshëm t’i ofrojë Modriqit rinovimin e kontratës edhe për një vit, por ende asgjë nuk ka konkrete.

Ai këtë edicion ka 6 gola e po aq asistime në të gjitha garat, ndërsa është pjesë e Real Madridit prej vitit 2012 kur iu bashkua nga skuadra e Tottenhamit.

Artikuj të ngjashëm