Futboll

Skenari që mund ta mbajë Modriqin te Reali

Luka Modriq

Luka Modriq është në SHBA ku do të luajë në Botërorin e klubeve me Real Madridin, që pritet të jenë ndeshjet e fundit me klubin madrilen.

Legjenda e klubit e synon trofeun e 29-të me skuadrën që iu bashkua në vitin 2012.

Prej asaj kohe, Modriq ka luajtur në 591 ndeshje me Real Madridin.

Ai është përshëndetur me tifozët e klubit në ndeshjen e fundit të La Ligas dhe pritet t’i bashkohet Milanit pas Botërorit të klubeve.

Por, ekziston jnë skenar që mund ta mbajë Modriqin te Reali edhe për një edicion tjetër.

“Defensa Central”, mediumi i afërt me klubin mbretëror, ka shkruar se Modriqi mund të mbetet te Reali edhe për një sezon nëse ai pëson lëndim të rëndë gjatë Kupës së Botës për Klube.

Modriqi ende nuk ka nënshkruar kontratë me ndonjë skuadër, por synon që të jetë në nivele të larta edhe për Botërorin e vitit të ardhshëm me Përfaqësuesen e Kroacisë.