Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriq i pakënaqur te Reali

Luka Modriq

Mesfushori Luka Modriq ka pranuar se nuk është aspak i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion te skuadra e Real Madridit.

Ai ka thënë se ka një ndjenjë të çuditshme që këtë edicion e ka humbur vendin e titullarit, por ka shtuar se do të punojë fort për ta bindur trajnerin Carlo Ancelotti se meriton të aktivizohet prej minutës së parë.

37-vjeçari, i cili muaj më parë rinovoi edhe për një vit kontratën me Realin, ka qenë startues në vetëm njërën prej katër ndeshjeve të zhvilluara deri më tani në La Liga.

“Askush nuk është i lumtur kur nuk luan. Pas karrierës që e kam pasur është ndjenjë e habitshme për mua kjo situatë, por unë nuk do të dorëzohem”, ka thënë Modriq.

Kroati është pjesë e Real Madridit prej vitit 2012 kur iu bashkua nga Tottenhami.

Artikuj të ngjashëm