Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ancelotti pranon frustrimin e Modriqit

Luka Modriq

Mesfushori Luka Modriq duket se po i luan muajt e fundit me fanellën e Real Madridit. Kroati pritet të largohet nga klubi spanjoll në afatin kalimtar të janarit, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti ka folur në lidhje me këtë çështje.

Tekniku italian ka pranuar se Modriqi nuk është aspak i kënaqur me situatën e tij aktuale në klub, por nuk beson se do të largohet nga Reali në janar.

38-vjeçari e ka humbur vendin e titullarit këtë edicion dhe kryesisht po aktivizohet nga stoli. Deri më tani ai ka qenë titullar në vetëm dy ndeshje në të gjitha garat, ndërsa në dy duelet e fundit në La Liga nuk është aktivizuar fare.

“Modriqi nuk është aspak i lumtur sepse nuk po luan, por është i motivuar dhe i gatshëm ta ndihmojë ekipin. Ai ka rol të rëndësishëm në ekip dhe dua ta mbaj”, është shprehur Ancelotti.

Modriq ka kontratë deri në fund të këtij edicioni me Realin, ekip që iu bashkua në vitin 2012 nga Tottenhami.