Mesfushori nga Armenia, Henrikh Mkhitaryan, nuk do të largohet nga skuadra e Romës në fund të këtij sezoni. “Calciomercato” raporton se Mkhitaryan ka arritur marrëveshje me klubin për ta rinovuar kontratën që i skadon këtë verë.
33-vjeçari ka pranuar ta rinovojë kontratën për një vit, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet në fund të këtij edicioni të kampionatit italian, në të cilin kanë mbetur edhe pesë xhiro.
Ai iu bashkua Romës në vitin 2019, kurse këtë sezon në 42 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë nëntë asistime.