Mkhitaryan ka kritikuar Mourinhon për lojën që aplikon te “Djajtë e Kuq”. Ai është i lumtur që u largua nga “Old Trafford”.
Henrikh Mkhitaryan është tallur me trajnerin e Manchester Unitedit, Jose Mourinho, duke thënë se me shumë dëshirë kaloi tek Arsenali vetëm për të luajtur futboll ofensiv, transmeton KP.
Mkhitaryan ishte pjesë e shkëmbimit me Alexis Sanchez, ky i fundit kaloi në “Old Trafford”.
“Kur dëgjova për shkëmbimin e United me Arsenalin, thashë, ‘po, dua ta bëj këtë’. Nuk u mendova dy herë. Është e rëndësishme për mua të luaj futboll ofensiv”, tha ai.