Mesfushori Hekrikh Mkhitaryan ka kërkuar largimin nga skuadra e Romës gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjellë të martën “Calciomercato”.
Bëhet e ditur se mesfushori ka marrë këtë vendim për shkak të raporteve të këqija me trajnerin Jose Mourinho.
Madje, armeni ka refuzuar edhe rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni me Romën.
Këtë edicion, ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë tre asistime në 15 paraqitje për Romën, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 nga Arsenali. Te Roma do ta lirojnë Mkhitaryanin në janar, nëse marrin një ofertë deri në dhjetë milionë euro.
Artikuj të ngjashëm