Liverpooli dhe Manchester City e kishin për synim transferimin e Kaoru Mitomas, por ai ka nënshkruar të premten kontratë afatgjate me Brightonin.
Rrjedhimisht ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet, për t’iu përkushtuar skuadrës aktuale.
Japonezi ka qenë një prej figurave kryesore dhe ka luajtur rol të rëndësishëm te Brightoni, që siguroi garat evropiane.
Ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë në Premier League në edicionin e kaluar, kurse aktualisht, në 11 ndeshje, ka tre gola të shënuar e tri asistime.
Ai do të jetë pjesë e Brightonit deri në vitin 2027.