Te Brightoni po shpresojnë që sulmuesi i krahut, japonezi Kaoru Mitoma të jetë pjesë e klubit edhe për një periudhë më të gjatë.
“Sky Sports” ka bërë të ditur të mërkurën se Brightoni tashmë i ka ofruar 25-vjeçarit rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2025. Me rinovimin e kontratës, Mitoma do të mbetej pjesë e Brightonit deri në vitin 2027 dhe do t’u jepte fund spekulimeve për të ardhmen e tij.
Në fakt, paraqitjet e mira të Mitomas këtë sezon te Brightoni kanë tërhequr interesimin e skuadrave të mëdha si Bayern Munich, Manchester Unitedi e Arsenali. Në 32 ndeshje të luajtura këtë sezon, Mitoma ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 7 herë. Ai është pjesë e Brightinit prej vitit 2021.