Sulmuesi i krahut, Kaoru Mitoma, po e luan edicionin e tij të fundit me fanellën e skuadrës së Brightonit.
Prej edicionit të ardhshëm, Mitoma pritet të jetë pjesë e skuadrës së Arsenalit. “Sky Sports” raporton të hënën se Arsenali po shihet favorit për transferimin e tij në verë pasi parimisht ka arritur marrëveshje me Brightonin. Mësohet se për kartonin e japonezit 26-vjeçari, Arsenali ka ofruar 50 milionë euro, duke e parakaluar edhe Manchester Unitedin, ekip që gjithashtu ishte në garë për shërbimet e tij.
Mitoma edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira në Premier League, ku ka shënuar tri gola dhe ka bërë pesë asistime në 17 ndeshje.
Ai ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2027.
Artikuj të ngjashëm