Kampioni i Anglisë, Manchester City, ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, japonezin Kaoru Mitoma, ka njoftuar të hënën “Sky Sports”.
Bëhet e ditur se City së shpejti do ta kontaktojë Brightonin për 26-vjeçarin, të cilin po synon ta transferojë me të përfunduar edicioni aktual.
Mitoma po pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola, i cili po e sheh japonezin si përforcim të duhur për sulmin.
Mitoma është pjesë e Brightonit prej vitit 2021, ndërsa ka treguar paraqitje të mira në Premier League.
Në 13 ndeshje të luajtura këtë edicion në kampionat, ai ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 5 asistime.
Mitoma ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2027, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 50 milionë euro.