Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mitoma mbetet te Brightoni

Pavarësisht interesimit nga Manchester City e Liverpooli, japonezi Kaoru Mitoma do të firmosë kontratë të re afatgjate me skuadrën e Brightonit. Mediumet britanike raportojnë të mërkurën se palët tashmë kanë arritur marrëveshjen për kontratën e re, që do të finalizohet këtë muaj.

Me kontratën e re, Mitoma do të jetë pjesë e Brightonit deri në vitin 2028 pasi kontrata aktuale i skadon në vitin 2025.

Sulmuesi i krahut ka treguar paraqitje të mira për Brightonin, ekip të cilit iu bashkua verën e shkuar pas huazimit në Belgjikë.

26-vjeçari ka 3 gola e po aq asistime në 9 paraqitje për Brightonin deri më tani. Ai është reprezentues i Japonisë, ku në 18 ndeshje ka realizuar 7 gola.