Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani zyrtarizon Andre Silvan

Milani ka konfirmuar transferimin e Andre Silvas nga Porto për rreth 38 milionë euro.

21-vjeçari bëhet transferimi i katërt i Milanit këtë verë pas Mateo Musacchios, Ricardo Rodriguez dhe Franck Kessie.

Sulmuesi sezonin e fundit ka shkëlqyer duke shënuar 16 gola në 32 ndeshje për Porton në Primeira Liga. Ai po ashtu ka shënuar katër gola në tetë paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Artikuj të ngjashëm