Sulmuesi i Portos, Andre Silva ka aterruar në Milan për të kryer testet mjekësore para transferimit 38 milionë eurosh te “Rossonerët”.
Gazzetta dello Sport ka publikuar një fotografi të Silvas duke shkuar në klinikën La Madonnina dhe pritet që Milani të zyrtarizojë transferimin e portugezit, i cili menjëherë do të niset për në Rusi për “Kupën e Konfederatave”.
Silva raportohet se ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kuqezinjtë dhe mund të bartë fanellën me numrin 10.
22-vjeçari pritet të bëhet transferimi i katërt i Milanit pas Mateo Musacchios, Franck Kessiet dhe Ricardo Rodriguezit.

Artikuj të ngjashëm