Sport

Wolvesi në garë për Silvan

Skuadra e Wolverhamptonit po kërkon me ngulm transferimin e sulmuesit portugez Andre Silva, i cili është pjesë e Sevillas.

“Daily Mail” ka njoftuar të premten se Wolverhamptoni i ka ofruar 40 milionë euro për Silvan, i cili është në pronësi të Milanit, transmeton “Koha Ditore”. Sulmuesi 23-vjeçar, është huazuar te Sevilla para fillimit të këtij edicioni, por klubi spanjoll po heziton të shfrytëzoj opsionin e blerjes së tij.

Kështu që, ekipi anglez tashmë po konsiderohet favorit për të siguruar shërbimet e Silvas, pasi Milani e ka nxjerrë në shitje.

Silva ka shënuar 11 gola në 30 ndeshje për Sevillan kurse me Milanin ka kontratë deri në vitin 2022. Ai karrierë ka bërë edhe te Porto dhe është reprezentues i Portugalisë.