Sevilla do të shfrytëzojë opsionin për blerjen e Andre Silvas, përkundër dëshirës së Milanit për rikthimin e sulmuesit portugez.
Drejtori i klubit spanjoll, Joaquin Caparros, ka konfirmuar se do të shfrytëzojë mundësinë e blerjes së Andre Silvas për 30 milionë euro.
Ish-sulmuesi i Portos realizoi dy gola me Milanin sezonin e kaluar ndërsa si i huazuar te Sevilla ka realizuar shtatë gola në 11 paraqitje.
“Fansat mund të sigurohen se lojtari do të qëndrojë me ne për shumë vjet. Kemi dëshirën për ta mbajtur lojtarin këtu. Milani mund të thotë çfarë të dojë, ata duan rikthimin, por askush nuk mund të bëjë asgjë”, ka thënë Caparros.
“Kemi opsionin për blerje dhe në fund të sezonit, ose më herët, ne do ta realizojmë këtë opsion”.