Drejtuesit e Eintracht Frankfurtit kanë marrë vendim për ta shitur sulmuesin portugez Andre Silva në fund të këtij edicioni.
Mirëpo, Frankfurti do të kërkojë 40 milionë euro dëmshpërblim për ta lënë të lirë Silvan që po kërkohet nga shumë skuadra tjera.
Mediumet gjermane kanë raportuar se te Frankfurti tashmë i kanë caktuar çmimin Silvas dhe janë të gatshëm të negociojnë më të gjitha ekipet që janë të interesuara në shërbimet e tij.
Sulmuesi 25-vjeçar po shkëlqen këtë sezon te Frankfurti, me 24 gola e nëntë asistime në 28 ndeshje në të gjitha garat.
Silva iu bashkua Frankfurtit në vitin 2019 nga Milani dhe ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2023.
Interesim për shërbimet e tij, kanë treguar Barcelona, Atletico Madridi, Arsenali e Manchester Unitedi.