Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi në garë për sulmuesin Silva

Pas Atletico Madridit edhe Manchester Unitedi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Eintracht Frankfurtit, portugezit Andre Silva.

Mediumet angleze kanë raportuar të martën se Unitedi është i gatshëm t’i paguajë ekipit gjerman 30 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Silvas në fund të këtij edicioni.

Te Manchester Unitedi, po e shohin Silvan si përforcim të duhur për sulmin pas paraqitjeve të mira këtë edicion në Bundesligë.

Silva ka shënuar 19 gola dhe ka bërë pesë asistime në 22 paraqitje për Eintrachtin, ekip më të cilin ka kontratë deri në verën e viti 2023.

Sulmuesi 25-vjeçar është pjesë e Eintrachtit prej vitit 2019 kurse karrierë ka bërë edhe te Milani, Sevilla e Porto.