Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani synon Goetzen

Mesfushori gjerman, Mario Goetze, ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Serie A. “Goal” ka raportuar të enjten se skuadra e Milanit ka shprehur interesim për shërbimet e tij. Madje, thuhet se Milani është i gatshëm ta paguajë klauzolën e tij të lirimit nga PSV Eindhoveni prej pesë milionë eurosh.

Goetze është i interesuar të jetë pjesë e Milanit dhe tek ekipi italian po shihet si përforcim i duhur për mesfushën.

29-vjeçari ka pasur një sezon fantastik te PSV-ja, ku ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar 11 herë në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin holandez deri në vitin 2024.