Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goetze rinovon kontratën me PSV-në

Mesfushori Mario Goetze ka rinovuar kontratën me PSV Eindhovenin dhe do të jetë pjesë e klubit holandez deri në verën e vitit 2024.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga sajti zyrtar i ekipit nga Holanda. 29-vjeçari këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka bërë tri asistime në dhjetë paraqitje këtë edicion për PSV Eindhovenin.

“PSV Eindhoveni është një klub i madh dhe jam shumë i lumtur që do ta vazhdoj karrierën këtu”, ka thënë Goetze.

Mesfushori gjerman iu bashkua Eindhovenit vitin e shkuar dhe realizoi gjashtë gola e bëri shtatë asistime në 25 paraqitje. Goetze ka bërë karrierë edhe te Borussia Dortmundi e Bayern Munichu.

Artikuj të ngjashëm