Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kobel vazhdon kontratën me Dortmundin

Portieri i Zvicrës, Gregor Kobel ka rinovuar kontratën për dy vjet me Borussia Dortmundin, ka njoftuar të enjten ekipi gjerman.

Me rinovimin e kontratës, Kobel do të jetë pjesë e Dortmundit deri në vitin 2028 dhe do të ketë pagë më të lartë. 25-vjeçari vlerësohet lart nga ekipi gjerman, i cili ka dashur t’i sigurojë shërbimet e tij për një periudhë më të gjatë.

Ai është pjesë e Dortmundit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Stuttgarti, ndërsa kohët e fundit, interesim për transferimin e tij pati shfaqur Bayern Munichu.

Me fanellën e Dortmundit, Kobel ka regjistruar 84 paraqitje në të gjitha garat deri më tani.