Chelsea dëshiron transferimin e portierit të Borussia Dortmundit, Gregor Kobel. Kështu ka njoftuar të mërkurën gazeta gjermane “Bild”. Dy portierët Eduardo Mendy dhe Kepa Arrizabalaga thuhet se do të largohen në fund të sezonit nga klubi londinez.
Te skuadra angleze kanë besim se 25-vjeçari do të ishte zëvendësim ideal i dy portierëve.
Portieri i Zvicrës me Dortmundin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Ai po luan rregullisht për klubin gjerman, të cilit iu bashkua në vitin 2021. Më herët ka qenë portier i Hoffenheimit, Stuttgartit dhe Augsburgut.
Artikuj të ngjashëm