Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goetze kthehet në Bundesligë

Mesfushori Mario Goetze do të kthehet në Bundesligë pas dy sezoneve të kaluara në Holandë, te skuadra e PSV Eindhovenit. “Sport1” ka raportuar të hënën se Goteze ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurtin, ekip që triumfoi në Ligën e Evropës.

Mësohet se 30-vjeçari te Frankfurti do të prezantohet gjatë kësaj jave dhe me ekipin e ri, do të firmosë kontratë dyvjeçare. Për kartonin e tij, Frankfuri do t’i paguajë ekipit holandez katër milionë euro.

Sezonin e fundit, Goteze pati 12 gola e 11 asistime në të gjitha garat për PSV Eindhovenin, ndërsa në Gjermani karrierë ka bëre edhe te Borussia Dortmundi e Bayern Muencheni.