Tetë vjet më parë në Kupën e Botës në Brazil, Mario Goetze u bë hero i Gjermanisë pasi e shënoi golin e minutës ‘113, që doli të ishte i fitores përballë Argjentinës.
Tani 30-vjeçar, Goetze nuk e ka popullaritetin e dikurshëm, ndërsa mund të largohet nga skuadra e PSV-së.
Janë tri skuadra që kërkojnë shërbimet e futbollistit gjerman, Benfica, Eintracht Frankfurti dhe Inter Miami i ligës MLS në SHBA.
Goetze kushton katër milionë euro, ndërsa karrierë më parë ka bërë edhe te Borussia Dortmundi e Bayern Munichu.
Mesfushori me tipare sulmuese ka luajtur në 52 ndeshje në të gjitha garat me PSV Eindhovenin. Shënoi 12 gola dhe dhuroi 11 asistime.