Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goetze drejt Benficas

Mesfushori gjerman Mario Goetze ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Portugali. E përditshmja portugeze “A Bola” ka raportuar të martën se krerët e Benficas po synojnë transferimin e Goetzes.

Benfica së shpejti do t’i nisë negociatat me PSV Eindhovenin për Goetzen, i cili ka kontratë me ekipin holandez deri në verën e vitit 2024.

29-vjeçari është i gatshëm t’i bashkohet Benficas nëse i ofrohet një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh. Ai është pjesë e PSV Eindhovenit prej vitit 2020 dhe këtë edicion ka 12 gola e 11 asistime në 50 paraqitje.