Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goetze vazhdon kontratën me Frankfurtin

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë deri në finalen e Kupës së Gjermanisë, tifozët e Eintracht Frankfurtit kanë marrë lajm të gëzueshëm.

Mario Goetze e ka vazhduar kontratën para finales së Kupës me Leipzigun.

Lajmi është bërë i ditur të premten, ndërsa Goetze ka nënshkruar kontratën e re deri në vitin 2026. Kontrata e mëhershme skadonte në vitin 2025.

“Bashkëpunimi për kohë të gjatë i Marios me Eintracht Frankfurtin është lajm i rëndësishëm, sidomos para finales së Kupës së Gjermanisë”, ka thënë të premten drejtori sportiv Markus Kroesche. “Ai përshtatet shumë si individ dhe si sportist”, ka shtuar Kroesche.

Në edicionin e parë te Frankfurti, Goetze ka shënuar tri gola dhe ka kontribuuar me tri asistime në 32 ndeshje të Bundesligës.

Ai pati edhe shtatë paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Edhe Pas transferimit te Frankfurti, Goetze kërkon një vend te Gjermania për Botëror Sport Pas transferimit te Frankfurti, Goetze kërkon një vend te Gjermania për Botëror

Finalja e Kupës së Gjermanisë është të shtunën mbrëma nga ora 20:00. Frankfurti takohet me RB Leipzigun.

Mesfushori ofenziv, Goetze (30), ka 66 paraqitje e 17 gola për Gjermaninë.