Eintracht Frankfurti ka fituar ndeshjen e vështirë në udhëtim te Stuttgarti dhe i është bashkuar Leipzigut në finalen e Kupës së Gjermanisë. Frankfurti të mërkurën mbrëma fitoi me rikthim të rezultatit 3:2. Tiago Tomas shënoi në minutën e 19-të për epërsinë e vendësve.
Por dy gola brenda katër minutave, nga Evan Ndickas në minutën e 51-të dhe Daichi Kamadas në minutën e 55-të, bën që Frankfurti të dilte në epërsi prej një goli. Më pas, sulmuesi francez Randal Kolo Muani ishte i saktë nga penalltia për 3:1, në minutën e 77-të.
Enzo Millot shënoi për 3:2 në minutën e 83-të, por vendësit nuk patën forcën të kthehen më në lojë dhe u eliminuan nga gara. Borna Sosa në minutën e 85-të u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë. Finalja e Kupës së Gjermanisë është caktuar të luhet në “Olympiastadion” të Berlinit më 3 qershor.
Frankfurti luan në finale me Leipzigun, që të martnë në mbrëmje e eliminoi Freiburgun. Te Frankfurti në bankën rezervë të mërkurën mbrëma ishte portieri shqiptar, Diant Ramaj.